×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i MTI-së merr pozitë në AAK

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është caktuar kryetar i kësaj partie në Gjilan.

    Hasani këtë detyrë e ka marrë që nga sot, pas një takimi që kryesia e degës së AAK-së në Gjilan ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj në selinë qenrdore të kësaj partie në Prishtinë.

    Hasani pritet ta ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja.

    E tërë kjo ka ardhur pas dorëheqjes së Agim Zuzakut nga detyra e kryetarit.

    Zuzaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit të kësaj partie.

    Në letrën e dorëheqjes që ia pati dërguar liderit të AAK-së, Zuzaku ka treguar arsyen e dorëheqjes.

    “Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam t’i marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese”, kishte shkruar Zuzaku në letrën e dorëheqjes.

    Ai pati shprehur zhgënjim në nivelin qendror të partisë për disa arsye.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2024
    Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me ministrin e Punëve...
    Lajme14 Maj 2024
    Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njofton se as sot aplikimi i Kosovës në KiE nuk u vendos në agjendën e...
    Lajme14 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë sot në Konferencën Ndërministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është radhitur si liderja më e besushme në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican...
    Lajme14 Maj 2024
    Pas reagimeve nga partitë më të mëdha opozitare në vend, ka reaguar edhe AKR-ja. Nga kjo parti, ka reaguar Myzejene Selmani e...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan...
    Lajme14 Maj 2024
    Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, për FrontOnline potencon se subjekti i tyre është gati për zgjedhje por se...
    Lajme14 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit. Si rrjedhojë, sonte...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Policia shqiptare dhe ajo italiane janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një operacion të përbashkët të koduar “Car Wash”. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.