×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish- ministri i Mbrojtjes udhëton nga Tirana në Prishtinë për të uruar Albin Kurtin për fitoren dhe ditën e Pavarësisë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Ish- ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar nga Shqipëria në Kosovë për të uruar 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Këtë e ka bërë të ditur vet Demiraj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

    Ai ka thënë se takimet me Kurtin janë gjithmonë shpresëdhënëse, pasi që sipas tij me udhëheqës të tillë vendi ynë do të bëhet shembull.

    Postimi i tij i plotë:

    Të nderuar vëllezër!

    Në këtë prag feste për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës erdha të uroj mikun tim dhe fituesin ballëlart të frymës së re politike shqiptare, Kryeministrin  Albin Kurti dhe z. Liburn Aliu.

    Takimet me të janë gjithmonë shpresëdhënëse, pasi me udhëheqës të tillë vendi ynë do të bëhet shembull për të mos u përkulur në asnjë mënyrë kur përballesh me mbrojtjen e parimeve dhe vizionit për një vend të lirë e plot shpresë për bashkëkombasit e saj.

    Si gjithmonë z. Kurti konfirmoi mbështetjen e fuqishme, pa rezerva si dhe dëshirën që të bashkëpunojmë ngushtë në ndërtimin e një shteti të dinjitetshëm në të dy anët e kufirit Shqiptar, sidomos pas fitores historike të 25 Prillit nën drejtimin e z. Lulzim Basha.

    Gjithashtu me këtë rast pata mundësinë që të vizitoj edhe familjen e vëllait dhe mikut tim të ngushtë Gjeneral Rexhep Selimi, i cili gjendet në një tjetër betejë për të mbrojtur drejtësinë dhe emrin e pastër të UÇK-së.

    Takimi me vëllezërit dhe familjarët e tij më dhanë shumë emocione sepse pashë se me sa dinjitet, përkushtim dhe atdhedashuri ata vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë sakrificë të fundit.

    Kjo është hera e parë që vizitoj Kosovën pa patur mundësi që ta përqafoj dhe të ulem me Gjeneral Rexhep Selimin në Prishtinën që ai e do aq shumë.

    Zoti i bekoftë Shqiptarët në Kosovë dhe kudo!

    D.D. Prishtimë, Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.