×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Mbrojtjes: Kredibiliteti dhe fuqia e NATO-s janë garant për sigurinë në Kosovë

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni për “Front Online” e ka shprehur rëndësinë e NATO-s si mburojë të fuqishme për botën demokratike.

    Quni e ka cilësuar intervenimin dhe prezencën e NATO-s në Kosovë si një dëshmi të fuqishme që nuk ka rrezik nga tërheqja e aleancës.

    “Mburoja më e fuqishme e botës demokratike prej të gjitha sulmeve që vijnë nga regjimet diktatoriale, është NATO-ja. Natyra e funksionimit të NATO-së, kredibiliteti i saj, përvojat diplomatike dhe kapacitetet ushtarake janë parakushtet e fuqishme që të arrijnë çdo objektiv dhe të përmbushin çdo mision. Intervenimi dhe prezenca e NATO-së në Kosovë është dëshmi këmbëngulëse se nuk ka tërheqje prej çfarëdo rreziku”, tha Quni.

    Ai ka shtuar se përpjekjet e disa qarqeve që tentojnë të krijojnë dilema te qytetarët e Kosovës lidhur me NATO-n janë të pasuksesshme dhe kanë si qëllim të krijojnë panik dhe frikë.

    “Nuk qëndrojnë përpjekjet e disa qarqeve që mundohen të ngrisin dilema te qytetarët e Kosovës në raport me NATO-n. Janë përpjekje për të shkaktuar panik dhe frikë nga të cilat do të donin të përfitonin regjimet e Beogradit dhe Moskvës. Të vazhdojmë të besojmë tek NATO-ja, të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e sigurisë dhe të punojmë që edhe Kosova të bëhet anëtare e saj”, shprehet Quni.

    26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s/ Çerek shekulli me garantin e sigurisë në Kosovë

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Shteti i Kenias sot mori vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, deklaroi sot se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes që u...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.