×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si njëri nga shqiptarët më të afërt me SHBA-në, falënderon ambasadorin Jeffrey Hovenier për kontributin në Kosovë

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, thotë se çdo sukses i FSK-së dhe dikasterit që ai ka udhëhequr, në këto vite ka vulën e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së SHBA-së për Kosovën.

    Ai kështu u shpreh përmes një postimi në Facebook, pasi në fund të këtij muaji përmbyllet misioni i ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ku edhe e falënderoi këtë të fundit për kontributin e dhënë.

    “Gjatë mandatit të tij, pata nderin dhe kënaqësinë që të punoj ngushtë me Ambasadorin Hovenier, sidomos në kohën kur shërbeva si ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Ai ishte dhe mbetet një mik i madh i popullit shqiptar dhe një mbështetës i palëkundur i Kosovës”.

    “Me Ambasadorin Hovenier, kemi punuar krah për krah për të përforcuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, diplomacin, ministrin e Mbrojtjes dhe për të realizuar projekte të jashtëzakonshme që sot mbeten krenaria jonë kombëtare. Çdo sukses i FSK-së dhe MM-së, çdo arritje e saj në këto vite, ka vulën e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe mbështetjes së SHBA-së për Kosovën”.

    Mehaj tutje tha se në çdo hap të rëndësishëm për Kosovën, Hovenieri ka qenë krahë për krahë me ne.

    “Në çdo hap të rëndësishëm për Kosovën, në çdo sfidë që kemi kaluar, Ambasadori Hovenier ka qenë krah për krah me ne, duke e bërë të mundur që miqësia e Kosovës dhe SHBA-së të jetë më e fuqishme se kurrë. Krenar që pata mundësinë të punoj me të dhe që Kosova ka miq të përkushtuar si Ambasadori Hovenier”.

    Ish-ministri u shpreh krenar që së bashku arritën të ndërtojnë dhe forcojnë ushtrinë e vendit, siç thotë ai në kohë rekord.

    “Jam krenar që bashkë me SHBA-në kemi arritur të ndërtojmë dhe forcojmë ushtrinë e Kosovës në kohë rekord. Ky partneritet, i bazuar në besim dhe vlera të përbashkëta, do të mbetet themeli ynë për suksesin e ardhshëm”.

    Mehaj tha Kosova do ta mirëpres gjithmonë Hovenierin, me respekt dhe mirënjohje.

    “Ambasador Hovenier, Kosova do t’ju mirëpresë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje. SHBA-të kanë qenë, janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor. Miqësia jonë shekullore do të vazhdojë të jetojë për shumë shekuj të tjerë”.

    “Krenar për ju, miku im, miku i kosovës Ambasador Hovenier! Faleminderit për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm dhe për të gjitha ato që keni bërë për Kosovën!”

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar policor, i cili jashtë detyrës zyrtare, në një veturë...
    Lajme02 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pret që në periudhën e ardhshme, “dy shtete të mëdha, më të mëdha...
    Lajme02 Janar 2025
    Presidenjta e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se këtë vit e përmbylli me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Osmani...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së...
    Lajme02 Janar 2025
    Më 24 shtator 2023, Kosova u trondit nga një sulm i paprecedent terrorist në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Një grup...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51 të së enjtes në Thesproti. Sipas Institutit Gjeodinamik,...
    Lajme02 Janar 2025
    Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën...
    Lajme02 Janar 2025
    Dy raste të ndodhura dhune janë paraqitur mbrëmjen e së mërkurës. Njëra në Gjakovë dhe tjera në Lipjan Në Gjakovë është arrestuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.