×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish/ministri i Financave: Albin Kurti po jep premtime “paramartesore”, nuk realizohen pa u miratuar buxheti

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati, njoftoi të martën për rritje pagash për punëtorët e sektorit publik, ku nga janari 2025 atyre do t’u shtohen nga 55 euro bruto, ndërsa nga korriku i vitit tjetër edhe 55 € të tjera.

    Këtë vendim të pushteti aktual po e kritikon ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili i konsideron si ‘premtime para martesor’.

    Shatri thotë se rritja prej 55 eurosh nuk mjafton krahas rritjes së çmimeve.

    “Këto janë premtime paramartesore se nuk realizohen asnjë, por edhe nëse po, ajo 55 euro nuk vlen asgjë krahas çmimeve e inflacionit dhe nuk është e mjaftueshme. Është premtim parazgjedhor për me i joshë qytetarët”, u shpreh Shatri.

    Tutje, Shatri thotë se ky nuk është vendim, por premtim, pasi sipas tij, koeficienti duhet të aprovohet në Kuvend dhe në buxhetin e ri.

    “Këto janë premtime sepse rritja duhet të jetë me vendim, që koeficienti i ri të hy në buxhet për 2025-twn, kur aprovohet në Kuvend”, deklaroi Shatri.

    Për rritjen e pagës në sektorin privat kanë reaguar Sindikatat, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, shprehu kritika lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

    ‘’55 euro ngritje nga janari është një ngritje e pa pranueshme për ne dhe sindikata jonë shpreh kundërshtimin e plotë nda këtij veprimi të kryeministri Kurti dhe ministrit Murati pra jemi thellësisht të pakënaqur me deklaratën e tyre dhe aq më shumë kur ky vendim vlen nga janari ‘’, tha Jasharaj për Front Online.

    Lidhur me ngritje e pagave në sektorin publik për Front Online është deklaruar edhe Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, i cili tha se “kjo rritje nuk është e mjaftueshme për zjarrfikësit”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes, që po mbahet në Doha...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në komunën e Podujevës, po dyshohet se janë djegur serverët e administratës. Por, kjo u mohua kategorikisht nga pushteti lokal atje, përmes...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Kështu është bërë e ditur në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit....
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, sot do të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot zyrtarisht do ta pranojë Raportin e Progresit. Këtë e ka bërë të ditur vet ai gjatë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Një person në Korçë ka humbur jetën pasi ka ndezur zjarr në një stallë për t’u ngrohur, por më pas zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.