Ish ministri i Financave, Haki Shatri thotë për Front Online se nuk është aspak në dijeni se prej cilës kategori janë marrë këto mjete.
Por, se deklaron se sipas vlerësimit të tij janë mjete të cilat nuk janë realizuar për investime kapitale
“Por, ajo që unë po mundem me vlerësua nga jashtë është që këta mjetet që po i mbledhin prej taksave nuk po i realizojnë në investime kapitale, po ju mbesin pare dhe po ndajnë mjete me qëllim që ta përvetësojnë një masë të njerëzve në nevojë me pare të shtetit edhe për me sjellë politikë populiste më shumë”, është shprehur Shatri për Front Online.
Ai pohon se ndarja e mjeteve prej 100 euro zgjidh problemin vetëm për dy ose tri ditë.
“Po i ndajnë nga 100 euro të cilat as pensionistëve e as fëmijëve nuk iu zgjedhin problemet e përhershme që i kanë. Është një masë e pareve që për dy ose tri ditë iu përmirëson sado pak kushtet, dhe pas kësaj vazhdojnë prapë me probleme jetësore të përditshme. Nuk është zgjidhje që iu bëhet këtyre shtresave të qytetarëve, por është një diçka populliste që pas një javë dite harrohet që i kanë marrë dhe vazhdojnë me problemet”, ka thënë ndër të tjera Shatri.