×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-ministrat i bëjnë thirrje Qeverisë t’i subvencionojë bujqit

    FrontOnline
    05 Mars 2022

    Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të ketë implikime ekonomike për të gjithë Evropën në këtë rast edhe Kosovën, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

    Tutje, ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së prodhimit në sektorin e bujqësisë veçanërisht te plehrat artificiale.

    Mustafa i bënë thirrje edhe ministrisë së Bujqësisë të kujdeset për bujqit dhe fermerët kosovarë duke iu siguruar subvencionim dhe grante.

    Përveç rritjes së subvencioneve dhe të granteve Qeveria, duhet t’i mbrojë bujqit nga konkurrenca jo e drejtë në tregun kosovar.

    “Përveç se është një fatkeqësi e nivelit njerëzor pra pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë të një shteti sovran dhe të pavarur kjo do të ketë edhe implikime ekonomike për të gjithë Evropën dhe do të importohet natyrisht sepse jemi ekonomi e tregut të lirë edhe në Republikën e Kosovës”.

    “Fatkeqësisht  informatat e para nga tereni duket që do të kenë një impakt ose një ndikim kogja negativ në çmimin e imputeve bujqësore. E kam diskutuar këtë edhe në Kuvend më parë, pra çmimi i imputeve bujqësore, veçanërisht tek plehrat artificiale është trefishuar në vitin 2021 edhe në fillim të këtij viti, dhe tani me luftën në Ukrainë me gjasë do të rritet kostoja e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Shpresojë dhe iu bëjë thirrje edhe ministrisë së Bujqësisë në këtë rast që të kujdeset për bujqit dhe fermerët kosovarë duke iu siguruar që përmes subvencionimit dhe granteve të ua mbulojnë të paktën një pjesë të kësaj rritje të çmimeve të imputeve bujqësore”.

    “Përveç rritjes së subvencioneve dhe të granteve për t’iu ndihmuar buqëve që të mbulojnë një pjesë të kësaj kosto, Qeveria, saktësisht ministria e Bujqësisë duhet të jetë më afër bujqve dhe fermerëve kosovar duke i mbrojtur jo vetëm nga kosto e rritur por edhe nga konkurrenca jo e drejtë në tregun kosovar”, tha Mustafa.

    Edhe ish-ministri i Infrastrukturës, deputeti i AAK-së, Pal lekaj tha se Kosova do të preket ekonomikisht, andaj Qeveria duhet të veprojë sa më shpejt për të subvencionuar fermerët.

    “Edhe Kosova do të preket ekonomikisht sepse kemi importues mjaft me drithëra në derivate e shumë gjëra të tjera ushqimore dhe Qeveria duhet t’i subvencionojë në këtë kohë”.

    “40% të furnizimit janë me drithëra po ashtu me derivate dhe në këtë drejtim duhet të marrim hapa që sa më parë të jemi të gatshëm për të investuar në këtë drejtim”, tha Lekaj./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka shkruar për tubimin madhështor të kësaj partie në Skenderaj të Drenicës. Reçica...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidat i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku e ka quajtur madhështor tubimin në Rahovec. “Entuziazëm, frymë, ringritje! Taksirati t’i rrisin britmat sonte”,...
    Lajme16 Janar 2025
    Disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore, kryesisht nga probleme të shkaktuara nga tymi si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.