Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuari i radhës është ish-luftëtari Ramiz Ukaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i OVL-UÇK-së, Hyseni Gucati.
Postimi i tij:
Sot morra lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga gjykata speciale. Edhe ky do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë.