Shpend Ahmeti, për dy mandate ishte kryetar i komunës së Prishtinës.
E pas përfundimit të mandatit, ai shihet pak në publik.
Së fundi, ai ishte pjesë e një ahengu familjar, teksa nuk i tha jo një këndimi.
Për disa minuta, ish kryetari ia “vodhi” vëmendjen këngëtarit të dasmës, Alban Mehmetit, teksa ka interpretuar këngën “Lulëkuqja e Kosovës”.
“Gëzuar 2023 me Shpend Ahmetin”, ka shkruar Albani me dozë humori.