Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Këmbimi tregtar mes dy vendeve është për t’u shqetësuar se në rrethana normale do duhej të ishte një këmbim mes dy sipërmarrjeve të dy shteteve, por jo mes dy shteteve të një populli të ndarë”, thotë Gërxhaliu.
Ai vlerëson me komunikimi politik mes dy qeverive është kritik.
Sipas Gërxhaliut, koha është për zbatimin e marrëveshjeve e jo marketingut politik.
“Komunikimi politik është kritik dhe takimet për t’i eliminuar barrierat janë inegzistente. Brengosës është eksporti i Kosovës në Shqipëri, janë më shumë mbeturina metalike dhe plastikë. Duhet të çlirohemi nga marketingu politik e patriotizmi steril dhe t’i kthemi implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ai.
Ish kreu i OEK thotë se forcimi i tregut të shteteve tjera, dëmton raportet me Shqipërinë.
“Nëse mendojmë se me mbylljen e një kufiri e forcojmë tregun e Maqedonisë, Turqisë, Kinës dhe i dëmtojmë raportet me Shqipërinë është një mëkat që si bënë nder askujt. Ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë konkurrentë”, shprehet Gërxhaliu.