×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari I KQZ-së: Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe është Ligjor, diplomacia e huaj nuk duhet të ndërhyjë

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe, duke dhënë një shpjegim të detajuar mbi këtë çështje. Ai ka theksuar se qytetarët duhet ta kuptojnë se ky vendim është marrë nga një organ tërësisht të pavarur, KQZ, i cili ka kompetencën ligjore për të marrë vendime të tilla.

    ‘’E para që duhet ta kemi të gjithë parasysh mediat qytetarët e të gjithë të tjerët se është fjala për një vendim të një organi apo institucioni të pavarur që është kompetent të marrë vendime të tilla’’, tha ish kryetari I KQZ-së për FrontOnline.

    Baraliu theksoi se ky nuk është një rast i jashtëzakonshëm dhe se çdo vendim i KQZ-së mund të shqyrtohet përmes mekanizmave ankimorë të parashikuar nga ligji, ku pala e pakënaqur ka mundësinë të paraqesë ankesë në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    ‘’ Nuk është bërë kiameti nëse është marrë një vendim I cili I ka të gjitha instrumentet e mundshme ankimore në këtë rast, pra ka të drejtën pala e pa kënaqur që të ankohet  në komisionin gjegjësisht në panelin e ankesave ‘’, deklaroi Baraliu.

    Ai shtoi se, megjithëse KQZ është një organ i pavarur, vendimi i tij është marrë në përputhje me obligimet ligjore që ka ky institucion, dhe çdo gabim që mund të ketë ndodhur mund të rregullohet përmes procesit të ankesave.

    ‘’ Pavarësisht se është organ i pavarur e bjen vendimin në bazë të obligimeve pa marrë parasysh çfarë vendimi ka marrë më herët organi paraprak në këtë rast KQZ-ja dhe në qoftë e është bërë ndonjë gabim e përmirëson   gjatë procesit të ankesave’’, theksoi Baraliu.

    Baraliu e theksoi se ka pasur disa shkelje dhe abuzime të vazhdueshme nga ana e Listës Serbe, e cila, sipas tij, është e drejtuar nga Beogradi dhe ka vepruar në mënyrë që nuk është në përputhje me detyrimet që partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë gjatë zgjedhjeve.

    ‘’ Ne të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë shkelje e abuzime të vazhdueshme ka bërë lista serbe e cila është dirigjuar totalisht nga  Beogradi  dhe publikisht ka deklaruar me veprime të caktuara që nuk kanë qenë në përputhje me obligimet që I kanë bazë çdo subjekt politik në baze të zgjedhjeve’’, deklaroi Baraliu.

    Baraliu shtoi se, nëse ky vendim është i gabuar, ai mund të rishikohet nga një shkallë e dytë, konkretisht nga Gjykata Supreme, e cila do të vlerësojë ligjshmërinë e këtij vendimi dhe do të vendosë nëse ka pasur shkelje të ligjit.

    A gaboi KQZ-ja me mos certifikimin e Listës Serbe? Flasin për FrontOnline Avokati i Popullit dhe njohësit e procesit zgjedhor

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq. Kjo është konfirmuar për REL nga Qëndresa...
    Lajme25 Dhjetor 2024
      Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i bëri thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
      Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot e ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9...
    Vip25 Dhjetor 2024
    ‘Vëllai i Madh’ ka vazhduar zemërgjerësinë në nderë të Krishtlindjes tek banorët duke dëgjuar dëshirat e tyre më të thella. Disa nga...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” duke nisur një sulm të madh në infrastrukturën energjetike të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër mban konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në Selinë Qendrore...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.