Ish kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe veprimtari Emin Krasniqi kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit, ndaj kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri.
Këtë e bëri të ditur vetë Tahiri përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Bashkë me Bacin e Begin dhe miqtë e tjerë, për ta bërë Kosovën ashtu siç e meriton qytetari i saj. Sa herë që jemi bashkuar kështu, qytetarët janë bashkuar me ne dhe fitoret i kemi pasur të sigurta”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Bashkë me Bacin e Begin dhe miqtë e tjerë, për ta bërë Kosovën ashtu siç e meriton qytetari i saj.
Sa herë që jemi bashkuar kështu, qytetarët janë bashkuar me ne dhe fitoret i kemi pasur të sigurta.
#Kamenica ka fituar kur ne jemi bashkuar për fitore.
Me Bedri Hamzën #kryeministër, #Kosova do të bëhet më mirë. Do ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë në kohën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.