×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK’së: Të pabaza akuzat e Speciales

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale por që për shkak të respektit për Kuvendin e Kosovës, është paraqitur në organet kompetente të Hagës.

    Megjithatë, lidhur me zhvillimet e fundit, ku ish-figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve iu konfirmuan aktakuzat, Sokol Dobruna mohon se ka pasur krime për të cilat pretendohet.

    ”Rasti i fundit çka ka ngjarë, ka dy aspekte që duhet shqyrtuar. Aspekti personal, dhe aspekti funksional”.

    Dobruna madje shtoi në Info Magazine se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kishte dhënë një udhëzim për të mos devijuar në çështje jashtëligjore.

    ”Gjatë luftës është diçka e sigurt se krime në luftën e UÇK-së nuk ka pasur, sepse shtabi i përgjithshëm ka dhënë udhëzim për të qenë sa më të kujdesshëm në luftë, sa më të disiplinuar, por edhe për të mos bërë eventualisht diçka jashtëligjore”.

    Cila ishte arsyeja e këtij udhëzimi? – Qysh atëherë kishit menduar që më vonë mund të ketë një gjykatë ndërkombëtare?

    ”Arsyeja ka qenë se ne kemi qenë ushtri e re”.

    ”Dhe shtabi ynë ka menduar se është shumë e qëlluar të japë një ide të tillë, dhe se imazhi i UÇK-së në idenë ndërkombëtare të jetë i pranueshëm. Ideja ka qenë që reputacioni i UÇK-së të mos njolloset”.

    ”Pra, nuk ka bazë për asnjë nga krimet për të cilat flitet”.

    ”Unë nuk kam informacione të thukta, për çfarë është bërë pas luftës, sepse jam demobilizuar dhe nuk kam qenë në rrjedha për asgjë. Nuk mund të flas për çfarë është bërë pasluftës”.

    ”Për mua akuzat janë të pabaza. Kanë qëllime politike. Këtë edhe një fëmijë i vogël e ka lexuar. Krejt janë qëllime për ta ledhatuar Serbinë dhe qëllime të politikës globale”.

    ”Kjo politikë globale, shkakton gjithë këtë peshë, ndaj edhe UÇK-së jo vetëm, por popullatës e cila e dijmë se ku jemi me shndërrimin e shtetit të Kosovës, pa liberalizim të vizave, pa zhvillim, pa punësim dhe në një mënyrë ose tjetër, kapitalin financiar të tërë Kosovës e kanë thithë”.

    ”E kjo mungesa e kapitalit financiar është në zinxhir, që shkakton këto trazira”.

    Cili ka qenë misioni i kësaj Gjykate?

    ”Kjo Gjykatë Ushtarake, ishte krijuar eventualisht për shkelje të ligjit luftarak. Është marrë me veprat e ushtarëve”.

    ”Nëse eventualisht civilët kanë hy, që unë nuk kam pasur rast të dëgjoj, sepse ka pasur mundësi që edhe ndonjë civil t’i ketë bërë shkeljet e luftës, por s’më kujtohet asnjë rast”.

    ”Gjykata Ushtarake ka punuar shkurt. Sepse nga 16 dhjetor deri më 16 janar, kur na erdhën vulat katror dhe e rrumbullakët, për dokumentët zyrtar që duhet me qenë me vulë na kanë marrë kohë”.

    ”Avokat nuk ka pasur por është bërë avokat sipas procedurës zyrtare njëri nga juristës që ka qenë. Prokuror është bërë ai që ka qenë prokuror”.

    ”Seancat janë mbajtur në dhoma të fjetjes. Rastet kanë qenë dy, tri, katër – sepse intervali ka qenë i shkurtër kur ka vepruar gjykata”.

    Çka keni konsideruar shkelje që konsideronte Gjykata?

    ”Dezertimi ka qenë, rrahje ka pasur, një rast ka qenë e ka plaçkitur një mercedes një ushtar. Këto raste i di”.

    ”Dezertori që ka qenë, ligji e ka dënuar, por prapë ligji e ka liruar sepse s’ka pasur kushte, ka pasur bombardime, tollovi s’ka pasur mundësi për vuajtje të dënimit”.

    ”Procedurat shkonin mirë”.

    ”Hetime direkte u bënin. Ligjet ushtarake janë me afate pak më të shkurtëra. Aktakuza është vërtetuar me dëgjimin e parë”.

    ”Gjykata zakonisht merr kallëzimet penale, kur s’ka kallëzime penale s’ka asnjë kompetencë”.

    ”Por ne nuk kemi marrë, përveç dy, tri rasteve. Afati i shkurtër ka qenë, vetëm tre muaj ditë. Pastaj derisa na erdhën dokumentacionet”.

    ”Njëri është ankuar duke më thënë se ”po vepron sikur je në gjykatë civile”. I thash ”ose kështu ose po tërhiqem”. Absolutisht nuk më kanë ndërhyrë asnjë, as mua as prokurorit as të tjerëve”.

    ”Kjo gjykatë ka pasur shtrirje në gjithë territorin e Kosovës. Struktura ka qenë shumë e vogël. Ka pasur plan të bëhet edhe në zona operative. Kjo strukturë e saj ka qenë e përbërë vetëm nga tre veta”.

    ”Unë kam gjykuar tri raste, katër, për shkak se intervali kohor ka qenë i shkurtër”.

    ”Kam gabuar që s’kam kërkuar të vazhdohej Gjykata Ushtarake deri në Vitin e Ri të 1999. Ai është gabim i imi, sepse nëse ishte vazhduar, gjërat ndoshta kështu s’ishin bë”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”. Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze. Bëhet fjalë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Vip16 Nëntor 2024
    Burimi e ka pyetur Anisën nëse ajo mendon që brenda shtëpisë mund yë ketë dashuri të vërtetë. Ajo është përgjigjur se secili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.