×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeshefi i IPK-së dhe dy të tjerët lirohen nga akuza për privim të kundërligjshëm të lirisë

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishani, drejtoresha për Hetime Speciale, Valbona Osmani, si dhe drejtori i Departamentit të Hetimeve në këtë institucion, Jetullah Aliu, janë liruar nga akuza për privim të kundërligjshëm të lirisë.

    Ata akuzoheshin se kishin privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria të dëmtuarin Q.V, për të cilin kishin marrë informacionin se kishte qenë në një motel së bashku me një femër për të cilën ishte dyshuar se ka qenë e mitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësja Fatime Dërmaku, në shpalljen e aktgjykimit ka thënë se nuk është provuar se Shishani, Osmani dhe Aliu në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”.

    “Të akuzuarit Shishani, Osmani dhe Aliu, në bazë të nenit 364 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale lirohen nga akuza sepse nuk është provuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “privim i kundërligjshëm i lirisë”, nga neni 196 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Dërmaku.

    Sipas gjykatëses Dërmaku, shpenzimet e procedurës penale bien në barrën buxhetore të Gjykatës.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Ndërkaq, sipas gjykatëses, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita  e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

    Ky aktgjykim është shpallur pasi më 30 tetor është dhënë fjala përfundimtare nga palët në procedurë.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 qershor 2018, pas analizimit të kërkesave të të akuzuarve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, e kishte hudhur aktakuzën dhe kishte pushuar procedurën penale ndaj tyre, me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar se tre të akuzuarit ishin kryes të veprave penale që iu viheshin në barrë.

    Mirëpo, Gjykata e Apelit, në gusht 2018, e kishte kthyer lëndën në rivendosje, me propozim që të merret deklarata e të dëmtuarit dhe e dëshmitarëve të tjerë të propozuar në aktakuzë.

    Sipas aktakuzës së përpiluar me 20 korrik 2017, të akuzuarit Shishani, Aliu dhe Osmani me 19 korrik 2013, prej orës 19:00 e deri me 20 korrik 2013, në orën 02:30, fillimisht në Ferizaj e pastaj në Prishtinë, me urdhër të të akuzuarit Shishani, e kishin privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria të dëmtuarin Q.V, edhe përkundër faktit se prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj kishte urdhëruar lirimin e tij nga arresti.

    Në aktakuzë thuhet me 19 korrik 2013, të akuzuarit Aliu dhe Osmani me urdhër të të akuzuarit Shishani, kishin bërë fotografim dhe incizim të paautorizuar ndaj të dëmtuarit gjatë ndejës së tij, në vilën “Fati”, në Ferizaj, me një person, në kohën kur ai kishte dalë nga moteli.

    Për këto veprime, tre të akuzuarit në bashkëkryerje, akuzoheshin se kanë kryer veprat penale “privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Para pak minutash ka ndodhur një aksident mes disa veturave në Veternik, më saktësisht tek “Gizzi Grill”, raporton “Front Online”. Aktualisht në...
    Lajme07 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet A.M. Në...
    Lajme06 Janar 2025
    Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme....
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...
    Vip06 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se...
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.