×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kreu i Apelit: Vendimet e fundit të Qeverisë janë të kundërligjshme, mund të anulohen

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i ekzekutivit përfundon me përmbylljen e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

    Por përkundër votimit të këtij ligji, anëtarët e kabinetit qeveritar, vazhdojnë të veprojnë ndryshe.

    Ata përveç se nuk kanë dhënë dorëheqje, kanë vazhduar të marrin vendime në Qeveri.

    Ishte Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave ai i cili mori një vendim administrativ të martën, e pas tij edhe Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje të mërkuren, ku u morën disa vendime, që po konsiderohen si jo Kushtetuese dhe anti ligjore, nga njohësit juridik.

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar për “Front Online” se të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas dorëheqjes së kryeministrit janë të kundërligjshme.

    Sipas Shalës, këto vendime mund të kontestohen nga palët që kanë interes juridik, dhe mund të anulohen përmes procedurave gjyqësore.

    “Të gjitha ato vendime janë të kundërligjshme. Duhet t’i atakojnë ata që kanë interes juridik dhe ato anulohen”, shprehet Shala për” Front Online”.

     

    Ish-gjyqtari i Kushtetutës: Vendimet e qeverisë në dorëheqje mund të jenë të paligjshme

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Kurti, duke theksuar se qeveria aktuale është në statusin e një qeverie në dorëheqje dhe si e tillë nuk gëzon të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime.

    “Qeveria është në dorëheqje. Quhet qeveri në dorëheqje, si nocion kushtetues. Qeveria në dorëheqje quhet për arsye se nuk i ka kompetencat e plota të një qeverie legjitime dhe legale që është. Këto janë të përshkruar në Kushtetutë dhe Ligjin për Qeveri, por nëse është në kundërshtim me ligjin, përgjigjet penalisht”, deklaroi Kryeziu.

    Ai ka theksuar se Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë emërime apo shkarkime të ministrave dhe zëvendësministrave, si dhe ka kompetenca të kufizuara në çështje të rëndësishme si buxheti.

    “Kjo Qeveri është legale, por nuk është legjitime për shkak se i ka kompetencat e kufizuara e mesin e atyre kompetencave i ka që janë bazike për jetën, si për buxhet, pastaj nuk ka drejtë me emëruar dhe me shkarkuar ministra dhe zëvendësministra”, shprehet ai.

     

    IKD: Pa një dorëheqje të qartë, Qeveria Kurti mbetet funksionale, por e kufizuar

    Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar për “Front Online” se deklarimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti nuk përbën një dorëheqje formale, sipas kërkesave kushtetuese dhe ligjore.

    “Akti i djeshëm i kryeministrit nuk përbën dorëheqje formale, pasi dorëheqja duhet të jetë e qartë, pa mëdyshje dhe pa lënë hapësirë për interpretime”, shprehet ai.

    Ai shton se Qeveria vazhdon të jetë në detyrë, megjithëse me mandat të kufizuar në vendimmarrje.

    “Në mungesë të një deklarimi të tillë të prerë, qeveria aktuale vazhdon të jetë në detyrë, ndonëse me një mandat të kufizuar në vendimmarrje, siç parashihet në rrethana të tilla nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës. Letra e dorëzuar nga z. Kurti nuk do duhej t’i adresohet ish-Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca, por Kryesuesit aktual të Kuvendit, deputetit më të vjetër për nga mosha, z. Avni Dehari-t”, deklaroi ai.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar takimin e parë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Bashkimi Europian ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës si “shenjë përkushtimi” e bllokut. Këtë mesazh e solli me vete Përfaqësuesja...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ua ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Paga mesatare bruto në vitin 2024, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër...
    Lajme02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka njoftuar se sot janë ndaluar 15 persona. Sipas organit të akuzës, ata dyshohen për disa vepra penale....
    Ekonomi02 Qershor 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2024. Sipas ASK-së, në vitin 2024 pagat...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, Michael Wegscheider dhe Stephen Osborn. Maqedonci dha...
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar pas rritjes së pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.