×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kreu i Apelit: Urdhri i arrestimit për Radojçiqin ka efekt vetëm nëse ai zihet jashtë Serbisë

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka komentuar vendimin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojçiqit dhe 19 serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte në Kosovë, duke theksuar se ky urdhër do të kishte pasur efekt vetëm nëse do të ishte dorëzuar nga Interpoli ose Europoli.

    Sipas Shalës, sfida kryesore mbetet mosbashkëpunimi i Serbisë me shtetet tjera, përfshirë në këtë rast çështjen e ekstradimit të të akuzuarve.

    “Ky urdhër arrest kishte pasur efekt nëse iu ishte dorëzuar Interpolit ose Europolit, por pak më vështirë është për shkak se Serbia nuk bashkëpunon me asnjë shtet kur janë në pyetje këta terroristë, sepse edhe vetë shteti serb është i përfshirë në këtë rast,” ka deklaruar Shala për FrontOnline, duke e theksuar lidhjen e ngushtë mes autoriteteve serbe dhe personave të akuzuar për krime lufte.

    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit shtoi se do të kishte pasur një ndikim pozitiv nëse Radojçiqit dhe të tjerët do të ishin arrestuar jashtë Serbisë.

    “Ai si kriminel ka kryer vepër penale. Kishte me pasur efekt pozitiv nëse Radojçiqit ishte zënë jashtë Serbisë, por për momentin ai gjendet aty dhe Serbia nuk bashkëpunon me vendet tjera,” tha Shala.

    Njohësit e drejtësisë flasin se si mund të arrestohet Milan Radojçiqi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndaj tij nga Kosova

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Lajme27 Maj 2025
    Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së...
    Lajme27 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media....
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën...
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    Vip27 Maj 2025
    Pas operacionit në sy, G Bani ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ka qenë vetë ish-banori i Big...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.