Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri është komentuar gjatë për lidhjen e saj me Bashkim Saitin.
Ajo u komentua edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në program me ish të dashurin e saj, Hysenin.
E pas ndarjes nga Bashkimi, ajo ka qëndruar afër ndjekësve të saj me postimet e saj.
Së fundi ajo është duke i kaluar pushimet në Spanjë.
Por si duket shoqëruesi në pushimet e saj është i dashuri i saj i ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në ‘Instagram’, ku nuk ka zbuluar identitetin e tij.
“Të dua”, ka shkruar Alvisa duke na konfirmuar se është në lidhje.