Xhevana Ndoj është një nga ish konkurrentet e emisionit Për’puthen.
Eksperienca e saj në emisionin e dashurisë përfundoi shumë shpejt dhe jo mirë.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Expulse”, Xhevana ka treguar në detaje arsyet e largimit si dhe sherrin me Endrin, shkruan lajmi.net.
Ajo e ritheksoi edhe njëherë përplasjen që kishte me Endrin për fjalën ‘gay’ që ia kishte adresuar atij dhe jo pa të drejtë sepse ai kishte thënë se është më i bukur se gocat aty.
Kjo ka bërë Anën që pastaj të aludojë se mund të jetë ‘gay’ meqeë vajzat nuk i pëlqyen.
Tutje ajo ka treguar se pas kësaj në instagramin e saj pranoi edhe mesazhe kërcënuese duke e detyrar të mbyllej në shtëpi për javë të tëra duke kaluar kështu në fazë depresioni.
Ndër të tjera Xhevana ka pranuar se është në lidhje.