Antonela Berisha, ishte njëra nga konkurrentet e sezonit të dytë të “Për’puthen” më e zëshme.
Ajo ka arritur të merr vëmendje me debatet e shumta që zhvillonte në këtë program.
Së fundi ajo ishte e ftuar në “Trotuar” tek “E diel”.
Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja.
Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull ‘boss’.
“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.