Ish konkurrentja e sezonit të parë të “Për’puthen”, Ina Kollçaku, ka rrëfyer betejën e saj me kancerin e gjirit.
Ina ka folur lidhur me eksperiencën e saj kundër sëmundjes së rëndë.
E ftuar në “Ftesë në 5”, ish konkurrentja tha se tashmë çdo gjë ka kaluar, por vijon të bëjë kontrolle të shpeshta për çështje sigurie.
Ajo tregoi se pas shqetësimeve që kishte vënë re, ishte drejtuar tek një mjek, i cili e kishte diagnostifikuar me kancer gjiri.
Përtej kësaj, ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e se ka pasur një tumor mashkullor.
Ish konkurrentja, u shpreh se nuk pati ankth, por e vetmja frikë që ka pasur i përket procesit të ushqyerjes me gji për fëmijët në të ardhmen.
“Pas vizitës më thonë që ishte një tumor rreth 3.5 cm dhe që duhet të hiqej menjëherë, sepse ishte shumë i madh dhe kishte krijuar vendin e vet në gjoks. Ajo që më trembte më shumë mua ishte fakti nëse unë do mund t’i jepja gji fëmijës tim, sepse në momentin e parë nuk e dija. Unë kam pasur tumor mashkullor dhe për fat të mirë arrita ta kapja në kohë. Por përjetimi im ishte i çuditshëm. Pasi e konstatova nisa direkt analizat që të futesha në operacion. E vetmja frikë që kisha ishte nëse do t’i jepja gji fëmijës sim. Unë duhet të bëj kontrolle. I kam pas më të shpeshta, tashmë i kam më të rralla”, tha ajo.