Bledi është njëri ndër ish konkurrentët e “Për’puthen” që nuk arriti të gjejë dashurinë brenda programit.
Edhe pse tentoi disa herë, ai sërish doli beqar nga aty.
Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Explus”, ku shpalosi gjëra nga rrugëtimi i tij në program dhe më pas u ndal edhe tek jeta personale.
Gjatë intervistës, moderatori i emisionit i bëri Bledit një pyetësor.
Bledi u pyet nëse më shumë i pëlqen një femër e bukur dhe budallaqe, apo një femër e zgjuar dhe e shëmtuar.
Ai zgjodhi versionin e parë duke shkaktuar të qeshura në studio.