×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Nuk besoj nëdrejtësinë e Gjykatës Speciale

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku, ka shprehur dyshimet e tij për drejtësinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për krerët e UÇK-së.

    Lushtaku ka kritikuar mënyrën se si po mbahet në paraburgim për katër vjet një grup i të akuzuarve për krime lufte, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë dhe se nuk ka arsye të mbahen në paraburgim për kaq shumë kohë.

    ‘’Së pari unë nuk besoj në në këtë drejtësi dhe jam skeptik që tëjem i sinqertë ajo që po ndodhë tashmë me krerët e UÇK-së tashmë qe 4 vite janë në paraburgim, nuk ka askund në botë. Njëi akuzuar të mbahet në paraburgim 4 vite është shumë’’, tha Lushtaku për FrontOnline.

    Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për dështim në mbrojtjen e të akuzuarve dhe ka thënë se nuk kanë bërë asgjë për t’i mbështetur ata në procesin gjyqësor në Hagë.

    ‘’ Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm për ata qëpo gjykohen në Hagë, në mënyrë absolute nuk kanë bërë’’, tha Lushtaku.

    Në deklaratën e tij, Lushtaku ka theksuar se, nëse krerët e UÇK-së dënohen, do të dënohet lufta e UÇK-së, populli shqiptar, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët, si dhe të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës

    ‘’ Nëse rastësisht dënohen krerët, dënohet lufta e UÇK-së, dënohetpopulli shqiptar, dënohen familjet e dëshmorëve , invalidët e veteranët e ata që kanë bërë përpjekje për çlirim’ ’theksoiLushtaku.

    Ai ka kritikuar ashpër institucioneve kosovare, duke thënë se asnjëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur këtë kauzë, dhe ka përmendur se, ashtu siç ka ndodhur, as emrat e tyre nuk janë përmendur në momente kyçe. /FrontOnline/

    Katër vite në Hagë/ Ish-drejtuesit e UÇK-së dhe avokatët flasin për procesin gjyqësor të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Donald Trump do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trumpi arriti...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja deklaroi në Hagë se në rast që kanë ndodhur sjellje joadekuate të ushtarëve ndaj civilëve, nuk ka pasur organe...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla thotë se sot i shërbyer buka e mykur ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazermave në...
    Të tjera
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati, ka prezantuar Buxhetin për vitin 2025 para anëtarëve të Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në festën që u organizua për nder të fitores së Donald Trump, si fitues...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Donald John Trump, biznesmen dhe figura e njohur televizive, doli sot fitues i zgjedhjeve presidenciale në ShBA, në një garë me kandidaten...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar Kosovën çdo...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizoi tryezën me temën “Varfëria energjetike dhe tranzicioni i drejtë në Kosovë”. Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës. Nëpërmjet një postimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.