Ishte një ndër betejat më të ashpra të luftës në Kosovë.
Në luftën e zhvilluar në Koshare, e cila zgjati më shumë se dy muaj, u shënuan humbje të mëdha.
Ushtria serbe ishte ajo që pësoi më shumë, duke u larguar në fund me një numër të madh të ushtarëve të vrarë.
Shumë nga trupat e ushtarëve u tërhoqën, mirëpo 21 vjet më pas, pala serbe pretendon se ende ka trupa serbë në Koshare.
E për këtë arsye, të premten e kaluar një ekip i komisionit serb për të pagjeturit, së bashku me homologët e tyre kosovar qëndruan në fshatin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pretendimet e palës serbe u bazuan në disa fotografi satelitore, ndërkohë tani mbetet vetëm hulumtimi i vendit.
Por, një gjë e tillë po shihet si vështirë e besueshme nga ata që luftuan në këtë zonë.
Megjithatë, Zëvendëskomandanti për zbulim dhe kundërzbulim, Xhafer Gashi pohon që një numër I madh i trupave të shqiptarëve janë varrosur jashtë Kosovës.
Tutje shprehet optimist që këta trupa do të gjinden e do të kthehen në vendin e tyre.
Gashi, por edhe luftëtare tjerë që kanë marrë pjesë në Betejën e Koshares dhe në beteja tjera, flasin me krenari për atë kohë.