Sonte në moshën 70 vjeçare, ka ndërruar jetë në Prizren ish komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi, pasi kohëve të fundit ishte i sëmurë.
Përmes një postimi në Facebook, Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se Esat Krasniqi, ishte anëtar i NISMA-s në Prizren.Derisa, kjo e fundit i shpreh ngushëllime familjes.
Postimi i plotë:
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish luftëtarit të lirisë së Kosovës, njëherësh edhe anëtar i NISMA-s në Prizren, Esat Krasniqi.
Esat Krasniqi do të mbetet në kujtesën tonë si intelektual e patriot i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, FL