×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-koloneli i FSK-së: Pjesëtarët e Ushtrisë mos të detyrohen të punojnë në ndërtimtari, të mirren masa nga shteti

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Hysen Gecaj, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për “Front Online” se pjesëtarët e FSK nuk duhet të detyrohen të punojnë në ndërtimtari.

    “Pjesëtarët e FSK-së me ligj e kanë të lejuar që pas pensionimit të punojnë në një punë tjetër, mirë po kjo nuk nënkupton se ata mund të punojnë çfarë do pune, por një punë të dinjitetshme. Qeveria duhet marr masa që mos të vijmë në situata të tilla. Pjesëtarët nuk duhet të detyrohet të punoj këso pune”, ka deklaruar Gecaj.

    Gecaj vlerëson se pagat aktuale të pjesëtarëve të FSK-së, nuk janë të mjaftueshme.

    Ai thotë se shteti duhet t’i garantoj ushtarëve një punë tjetër, që t’i sigurojnë familjeve mirëqenien.

    “Ajo pagë që dikur ka qenë e dinjitetshme, tani nuk është e mjaftueshme sepse ka krizë ekonomike. Pjesëtari i FSK-së ka një obligim tjetër nga qytetari dhe shteti duhet t’ua garantoj një punë tjetër, të mos mendoj pjesëtari i FSK-së për familjen se në çfarë kushte i ka lënë familjen, por që ajo pagë të ia siguroj familjes mirëqenien”, u shpreh Gecaj për “Front Online”.

    Qeveria e Kosovës, më 1 shkurt të 2023-tes pati caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik në 105 euro.

    Sipas vlerës së koeficientit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për 19 pozitat sa janë gjithsej, shtatë prej tyre do të paguhen më shumë se 1 mijë euro, ndërsa 12 pozita të tjera do të jenë nën 1 mijë euro.

    Paga më e lartë në FSK është akltualisht e komandantit të saj, e cila arrinë në 1,650 euro e ka koeficientin 15. Gjeneral-lejtënanti  e pagën mujore rreth 1600 euro.

    Ndërsa gjeneralmajori të paguhet 1540 euro, etj.

    Përbuzja e Ushtrisë/ Mbrojtësit e shtetit me paga “hajgare”, punojnë edhe në sektorin privat për ta mbajtur familjen

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal...
    Artikull i Sponsoruar14 Nëntor 2024
    Luxemburgu, një vend i vogël por i mbushur me histori dhe kulturë, është një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë. PrishtinaTicket, çdo...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku po e vazhdon “Turneun e ndryshimit”. Ai ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nesër do të...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka arrestuar një 71-vjeçar amerikan, i cili akuzohet se prodhonte në vendin tonë materiale pornografike me të mitur, shkruan...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën. Sipas...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Gruaja e Donald Trumpit, Melania, nuk ka gjasa të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me kohë të plotë si zonja e parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.