Ish-deputeti i listës GUXO dhe ish-bashkëpartiaku i presidentes Vjosa Osmani, Ekrem Mustafa për FrontOnline, ka shprehur kritika ndaj heshtjes së deputetëve të kësaj liste pas përplasjes mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Ai ka theksuar se ky qëndrim i deputetëve nuk i pëlqen dhe se është shqetësuar për mungesën e reagimit nga ta.
“Nuk është se i kamë parë edhe shumë këto lajme. Unë mendoj se me SHBA nuk duhet të ndodhë një taksë e tillë, unë jam kryesisht me Presidenten”, tha ai.
Ai ka shtuar se, dikur, deputetët e GUXO janë mbështetur hapur nga Vjosa Osmani, por tani heshtja e tyre i ka ngritur pyetje.
“Dikur kur kanë pasur nevojë më së shumti ata (deputetët e GUXO) janë rreshtuar nga znj.Osmani, tash kjo heshtja e fundit, nuk po më pëlqen“, ka thënë ish-deputeti, duke lënë të kuptohet se kjo heshtje është e papranueshme për të.
Ai ka shtuar se, ndërsa ai vetë është në mbështetje të presidentes Osmani, deputetët e GUXO janë të heshtur për të mos prishur marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë.
‘’Nuk po prononcohen se po e zgjedhin heshtjen, për mos me e prishë rehatinë me partnerin e koalicionit. Për shkak që mos me i prish raportet me Kurtin dhe Qeverinë, po e zgjedhin heshtjen, por nuk mendoj se edhe ata mendojnë njëjtë si Qeveria’’ tha ish-deputeti Mustafa.