U cilësua si një nga talentet e mëdhenj të futbollit por ja që kurrë ëndrra nuk iu bë realitet. Ishte një sulm në zemër 11 vjet më parë, që e ndau nga jeta në moshën 22- vjeçare futbollistin shqiptar Besian Idrizaj.
Futbollisti me origjinë shqiptare kishte bërë karrierë në Austri dhe Angli, teksa ka qenë pjesë e Liverpool për shumë kohë, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Një sulm në zemër 15 majin e 11 viteve më parë do bënte që djaloshi të mbyllte sytë përgjithmonë, teksa është kujtuar sot nga ish-skuadra e tij, Swansea. Pjesë e klubit anglez në kohën kur ndërroi jetë, Swansea ka emocionuar me dedikimin për shqiptarin që u largua nga jeta vetëm 22 vjeç.
“Besian Idrizaj u humbi jetën në moshë të re sot 11 vite më parë . Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruhet në postimin e Swanseas në “Twitter”.