Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nevojitet një profil i Skendërbeut në rrafshin politik përgjatë vizitës sa e pati në Lezhë.
Behrami, me anë të ‘Facebook’-ut ka ironizuar duke thënë se Kurti e kishte një të tillë, por e largoi.
“E ka pasur Fisnik Ismailin, por e largoi”, shkroi Behramaj, duke e komentuar deklaratën e kreut të VV’së.
Kurti në Lezhë e ka përmendur edhe bashkimin kombëtar, program ky për të cilin tha se ia pamundëson Kushtetuta e Kosovës që të ndodh.
“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai.