Ish kampioni i botës në karate Enver Idrizaj, gjatë ditës së djeshme ka shpërndarë dhurata në Klinikën e Pediatrisë dhe në fshatin SOS.
Enver Idrizaj i lindur në Shkup, ka përfaqësuar shtetin e Kroacisë në Kampionatin Botëror të Karates në vitin 1994 dhe katër kampionate evropiane 1992, 1993, 1994, 1995, duke fituar kështu dy medalje të arta dhe dy të argjendta.
Idrizaj i uroi të gjithë shqiptarët festën e Fitër Bajramit, duke cekur se ka 21 vite që vazhdon kontributin e tij për Kosovën.
“Ka 21 vite që un vazhdimisht e vizitoj Kosovën dhe mundohem të ndihmoj familjet në nevojë, gjatë ditës së djeshme rreth 50 familjeve ju kemi shpërndarë ndihmesa”.
Idrizaj në fund tha se i’u dëshiron sportistave të Kosovës një karrier edhe më të madhe se e imja dhe se pret suksese të mëdha në skemat ndërkombëtare nga ta.