Aktorja dhe modelja italiane Elizabeth Canalis do të bëjë debutimin e saj në kick-box në Venari Palace të Torinos të shtunën, më 18 qershor, thanë organizatorët.
Canalis, e cila ishte në lidhje me zemërthyesin e Hollivudit, George Clooney nga viti 2009 deri në 2011, është përfshirë në këtë sport për vite me rradhë dhe tani do të përdorë “pesë minutat e saj” për të shkëlqyer. Ajo do të shfaqet në eventin kryesor të quajtur “Nata e goditjes dhe grushtit”, ku sytë e publikut do të drejtohen drejt saj.
Kanalis u shpreh për mediat e huaja se është duke u përgatitur dhe se është ende në Milano, e ndonjëherë në Los Angeles, ku ka dy prona. “Kikboksi për mua do të thotë ekuilibër, stabilitet, por edhe shumë djersë”, tha aktorja italiane, duke shtuar se e do këtë sport.
“Kam shumë vite që stërvitem këtë sport dhe e dua këtë disiplinë, pasi përveç mundimit fizik kërkon edhe përqendrim në lëvizjet e mia dhe kundërshtarët”, tha Elizabeta në një deklaratë për mediat e huaja. Dihet gjithashtu se kur do të luftojë kjo bukuroshe italiane. Kundërshtarja e saj do të jetë Rashel Muratori, e cila prej kohësh merret profesionalisht me kick-box./FrontOnline/