Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Kadri Kryeziu, deklaroi për Euronews Albania se vota e ish-deputetit Etem Arifi për krijimin e qeverisë “Hoti” është e ligjshme.
“Unë mendoj se meqë Etem Arifi ka qenë në Parlament dhe ka marrë pjesë në votimin e ligjit, vota e tij është e ligjshme”, u shpreh ai.
“Unë nuk kam njohuri se çfarë vendimi do të shfaqë Gjykata Kushtetuese”, tha Kryeziu më tej.
Sipas tij, nëse gjykata vendos që vota e Arifit ishte e pavlefshme ai tha se situata do të kthehet në pikën zëro.
“Duhet të kthehet në pikën zero, me këtë nënkupton që duhet të kthehet ish-kryeministri Albin Kurti, të kthehet si ushtrues i detyrës së kryeministrit. Seanca duhet të përfundojë sot, ndërsa vendimi duhet të jepet brenda javës”, tha ai.
Vota e kontestuar e ish-deputetit Etem Arifi ka vendosur përballë Vetëvendosjen dhe Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.
E gjithë kjo situatë është krijuar pasi ish-deputeti Etem Arifi, i cili tani ndodhet në burg, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kur votoi për krijimin e qeverisë “Hoti”.
Ai ishte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi keqpërdori një donacion të Qeverisë në vlerë prej 26 mijë eurove./FrontOnline/