×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-gjenerali Berisha: Spekulimet për tërheqjen e NATO-s janë të pabazuara dhe dëmtojnë interesat e Kosovës

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Ish-gjenerali i Luftës në Kosovë, Hisen Berisha, është shprehur për “Front Online” se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe sigurinë e Kosovës.

    Ai ka theksuar se mandati i OKB-së për NATO/KFOR nuk është vënë në pikëpyetje nga asnjë palë.

    Sipas tij, sfidat dhe kërcënimet e sigurisë, përfshirë përpjekjet për destabilizim nga Serbia, e bëjnë më të nevojshme praninë e forcave të NATO-s.

    “Prezenca e NATO-s në Kosovë mbetet e domosdoshme për stabilitetin rajonal dhe sigurinë e vetë Kosovës. NATO/KFOR është këtu me mandat të OKB-së, dhe ky mandat nuk është vënë në pikëpyetje as nga aleatët e NATO-s. Sfidat e sigurisë, kërcënimet nga Serbia dhe përpjekjet për destabilizim në rajon vetëm sa e bëjnë edhe më të nevojshme praninë e forcave të NATO-s“, deklaroi Berisha.

    Berisha ka theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në, duke propozuar që baza ushtarake e Forcave të Armatosura të SHBA-ve në Kosovë të transformohet në një bazë të përhershme.

    “Një aleancë e fortë dhe e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon nuk mund të imagjinohet pa praninë e SHBA-së dhe NATO-s. Baza ushtarake e Forcave të Armatosura të SHBA-ve në Kosovë mbetet një faktor kyç për stabilitetin dhe sigurinë. Ne do të punojmë në atë drejtim që ti ndërrohet statusi nga “kamp” të transformohet në bazë të bëhet e përhershme, duke forcuar më tej partneritetin strategjik me SHBA-në dhe duke garantuar një prani të përhershme ushtarake që siguron paqen dhe parandalon çdo kërcënim ndaj Kosovës dhe rajonit”, shprehet ai.

    26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s/ Çerek shekulli me garantin e sigurisë në Kosovë

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Qeveria e Serbisë është përgjigjur pas vendimit të Kenias për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, raporton mediumi i Kenias, “The...
    Lajme27 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për performancën e...
    Lajme27 Mars 2025
    Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Kenia të mërkurën u bë shteti më i ri që e njohu pavarësinë e Kosovës. Njoftimin për këtë njohje e dha ish-presidenti...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor. Sipas Lekajt, në...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri Kurti merr pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr...
    Lajme27 Mars 2025
    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka folur për punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti, duke theksuar se shtritrja e ligjshmërisë në veri të...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj nuk janë marrë kurrë me...
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim stabilitetin rajonal....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.