Ish-futbollisti i mirënjohur serb, Dushan Saviq e ka komentuar situatën e fundit të krijuar në futbollin evropian.
Themelimi i Superligës evropiane ka qenë tema kryesore këto ditë, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, Saviq duke folur për televizionin publik serb, ka deklaruar se UEFA e meritoi këtë gjë prej kur e pranoi Kosovën nën “umbrellën” e saj.
“UEFA e meritoi këtë prej kur Kosova u bë anëtare. Paragrafi katër i statutit thotë se anëtarë mund të jenë vetëm shtetet anëtare në Kombet e Bashkuara. UEFA nuk e respektoi statutin, andaj e meritoi këtë”, ka thënë Saviq.
“Situata do të qetësohet paksa, por kjo garë do të bëhet. Ka investime të mëdha”, deklaroi ai.
Pra, pesë vite pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, duket se serbët kanë mbetur ende me “zemër të thyer”./FrontOnline/