Ish-futbollisti i mirënjohur, Berat Hyseni e ka koemntuar krijimin e Superligës evropiane në futboll.
Ky kompeticion është krijuar nga klubet më të mëdha në Evropë, të cilat do ta braktisin Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës, shkruan FrontOnline.
Kështu, ish-sulmuesi i Prishtinës mendon se Superliga është e dëmshme, derisa ka dhënë edhe një propozim për klubet pjesëmarrëse.
Në fund, ai e ka krahasuar presidentin e Real Madridit dhe atë të Superligës, Florentino Perezin me ish-deputetin e Kosovës, Dardan Molliqajn.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Superliga e Europës mendoj se është e dëmshme.
UEFA dhe FIFA gjenerojne para nga eventet e mëdha si Liga e Kampionëve, Kampionati Botëror, të drejtat televizive nga klubet të mëdha etj. Me këto para ata përkujdesen që sporti të zhvillohet dhe në vendet më të varfëra të botës.
Në njëfarë mënyre solidarizohen me to.
Më mirë kishte me qenë që këto klube te bëjnë marreveshje për respektimin e fair play financiar dhe zbritjen e pagave marramendese të lojtarëve.
Btw, Fiorentino Perez e kish lujt pak Dardan Molliqajn“./FrontOnline/