Ndeshja mes Spanjës dhe Përfaqësueses së Kosovës ka ngritur shumë “pluhur” politik në opinion.
Edhe pse Kosova është e pranuar në UEFA dhe FIFA, Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, derisa vendit tonë iu referuan si “territor”, shkruan FrontOnline.
Sigurisht, kjo shkaktoi zemërim të madh te Kosova, veçanarisht pas asaj se u njoftua se Kosova do të hynte në këtë ndeshje pa himn dhe simbole.
UEFA dhe FIFA reaguan, kështu që Federata e Futbollit e Spanjës u detyrua të tërhiqej nga këto veprime skandaloze.
https://twitter.com/StevenCaulker44/status/1377279865494376451?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1377279865494376451%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fsport%2Ffudbal%2F3657823%2Fspanija-lazna-drzava-kosovo-engleski-fudbal-podrska-revans
Në mbështetje Kosovës i ka dalur edhe ish-futbollisti anglez i Tottenhamit, Steven Caulker.
Në një postim të faqes “Kosovan Football”, Caulker e ka shpërndarë, derisa ka shkruar:
“Çfarë storie. Fat të mbarë”./FrontOnline/