Ish-futbollisti që ka bërë karrierë në Premierligë, Jhon Viafara është dënuar me 11 vite burg.
Kolumbiani që është paraqitur te Southamptoni dhe Portsmouthi e ka marrë këtë dënim nga një gjykatë në Teksas pasi ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikim të drogës, shkruan FrontOnline.
42-vjeçari para se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte pranuar se ka qenë pjesë e një marrëveshje për të trafikuar pesë kilogramë kokainë.
Megjithatë, gjykata rënoi në të edhe akuza se kishte importuar më parë edhe dy tonelata kokainë, në vlerë të 30 milionë dollarëve.
“I akuzuari i kishte të gjitha, famën ndërkombëtare, pasurinë dhe statusin. Por pavarësisht kësaj, ai zgjodhi të përdorte talented edhe në zanatin e keq të tregtisë së drogës”, shpjegoi prokurori amerikan Nicolas Ganiel.
Hetimet rreth Viafara kishin filluar tri vite më parë./FrontOnline/