×
  • Vip
  • Vip

    Ish-fituesja e Festivalit të RTSh-së del kundër Ronela Hajatit që u shpall fituese dy ditë më parë

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2021

    Ronela Hajati do të shkojë në “Eurovision”! Artistja u shpall fituese e Festivalit të Këngës, mbrëmjen e djeshme, ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”.

    Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, do të ketë edhe nga ata që kontestojnë vendimin e dalin kundër fituesit, ndonëse në rastin e Ronelës të tillë janë shumë pak.

    Ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, është njëra prej tyre. Ajo ka ironizuar këngën e Ronelës, në një postim në rrjetet sociale.

    “Ku kënga???” shkruan ajo, në Facebook, krahas linkut me këngën “Sekreti”.

    Mirëpo, të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht në mbështetje të Ronelës. Shumë prej konentuesve, shkruajnë se nuk vlen mendimi i një artisteje që nuk e ndriti me performancën e vet në “Eurovision”. Hersi na përfaqësoi në vitin 2014, por u eleminua në gjysmëfinale, ndaj komentuesit ia kanë vënë në dukje.

    “Më mirë se ty. Me atë videoklip me taka në rënë”, shkruan një komentues, duke kujtuar këngën e artistes.

    “Ndoshta e ndrit më shumë se ti meqë Ronela e pushton skenën”, shkruan një tjetër, me të cilin nuk mund të ishim më dakord.

    “Sekreti” i Ronelës ka gjithçka për të na siguruar një përfaqësim të denjë: energji, motivet kombëtare, performancën shpërthyese të balerinëve, dhe Ronelën që nuk dallon aspak nga ta! Po ashtu, për vokalin e artistes nuk ka vend për diskutim, sepse gjithçka e tregoi performanca live.

    Sido që të jetë, më shumë se çdokush, janë artistët ata që duhet të mbështesin artistët, e jo të nxjerrin “vrer” për njëri-tjetrin, sidomos në momente të tilla shumë të rëndësishme në karrierë.

    Megjithatë, siç vetë Ronela tha pas fitores: “Ka njerëz që nuk kanë besuar tek unë, por shihemi në Torino”!

    Nga Rubrika
    Vip20 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili sot tha se po e mendojnë ndalimin...
    Vip20 Nëntor 2024
    Gjatë një diskutimi të përbashkët Xuxi ka bërë një reagim epik nga Burimi. Teksa i bëri një pyetje dhe Burimi nuk dinte...
    Vip20 Nëntor 2024
    Prezantuesi i shou-t më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka bërë një njoftim me rëndësi pas largimit të...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ushtria e Kosovës është një nga 12 ushtritë që i janë bashkuar Operacionit ‘Interflex’ të udhëhequr nga Britania e Madhe, i cili...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se qeveria e tij po mendon ta ndalojë përdorimin e TikTokut dhe Snapchatit në vend. Ai...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka kundërshtuar idetë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, së pari Serbia...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 familje përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.