Ish fituesi i Big Brother Anaid Kaloti ka zbuluar klauzolën e kontratës së Luizit me Top Channel për të drejtat e imazhit të tij.
Ai ka shkruar se Luizi ka nënshkruar një kontratë me vlerë 100 mijë euro për 12 muajt e ardhshëm dhe tashmë të gjitha të drejtat e zërit dhe figurës së tij do të menaxhohen vetëm nga Top Media.
Kjo i heq atij të drejtën për t’u bërë imazh i kompanisë Golden Eagle e cila ka ofruar 2-fishin e kësaj vlerë për të arritur kontratë me këngëtarin.
Duket se gjithçka ka nisur edhe si shkak i rivalitetit mes kompanive të pijeve energjike. Anaidi shprehet se kompania e cila është aktualisht sponsor i Big Brother Vip, 8S2 menaxhohet nga Meridian Ramçaj ish banori i Big Brother i cili është prezantuar si shoku i Luizit.
Nga ana tjetër ky i fundit e ka përmendur Meridianin në dy momente duke mos treguar ndonjë raport të afër me të, por thjesht si ish banor i këtij formati.
/Gazeta Express