Modelja ruse, Ariana Lirey, është ish e dashura e reperit kosovar, Don Xhonit.
Falë reperit ajo tashmë njihet mirë edhe nga shqiptarët.
Ndarja e tyre u bë kryetemë dhe u komentua jashtëzakonisht shumë në mediat shqiptare.
E së fundi ajo ka festuar ditëlindjen e 23-të.
Ajo sot ka postuar një imazh të ri me të cilin ka njoftuar se ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të dhe kaq ka mjaftuar që postimi të “shpërthejë” në komente nga shqiptarët duke e uruar modelen në gjuhën shqipe.
Kujtojmë se pas modeles ruse, Don Xhoni ka filluar të ndjeket në ‘Instagram’ nga “Miss Siria”.
Gjithashtu Don Xhoni është njëri ndër reperët që ka prekur majat e suksesit.