×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i SHSKUK-së kritikon menaxhimin aktual me pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka vazhduar sot intervistimin e ish-drejtorit të SHSKUK-së Basri Sejdiu, raportimi i të cilit ishte ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

    Basri Sejdiu, para deputetëve tha se në kohën sa ka qenë udhëheqës i SHSKUK-së kanë filluar përgatitjet për pandeminë COVID-19 qysh në muajin shkurt, në mënyrë që rastet e para t’i gjejnë sa më të përgatitur. Ai ndërkaq ka pasur kritika për bordin e SHSKUK-së dhe menaxhimin aktual të pandemisë COVID-19.

    Sejdiu: Muaji shkurt na ka gjetur me blerje emergjente

    “Ne kemi filluar blerje emergjente për material specifik dhe muaji shkurt na ka gjetur me blerje emergjente, do të thotë të materialit specifik, veshje specifike, mbrojtëse specifike dhe pacientët e parë që janë lajmëruar me COVID-19 kah mesi i marsit na kanë gjetur të përgatitur me stoqe të grumbulluara nga kontratat ekzistuese. Ndërsa blerjet emergjente i bërë vetëm për material specifik dhe gjithmonë në pritje që buxheti i ndarë për MSH të fillojë të realizohen procedurat tenderuese dhe ne të kemi furnizim në vazhdimësi”, tha ai.

    Sejdiu ka pasur kritika për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku tha se në kohën e tij klinikat kanë qenë të ndara në mënyrë që të mos përzihen pacientët e sëmurë me COVID dhe ata pa COVID.

    Sejdiu: Menaxhimi me pandeminë ‘ka filluar të përzihet’

    “Mjekësinë sportive e kemi pasur të përgatitur për mjekim intensiv dhe qëllimi ka qenë që klinikat të jenë të ndara për menaxhim të COVID dhe mjekimi intensiv qendror që është i paraparë me 27 shtretër për trajtim të pacientëve post-traumatik. Kemi llogaritur që edhe në pandemi ndodhin operacione të rënda dhe aksidente dhe kemi pasur dëshirë që ata 27 shtretër të jenë të gatshëm për pacientë jo COVID. Mirëpo më vonë, tash nëse e krahasojmë po e shoh që nuk po ndodh kështu dhe tani mjekimi intensiv është revokuar në 12 shtretër, njësia koronare është, pra janë prekur disa klinika vitale. Menaxhimi me pandeminë ka filluar të përzihet, do të thotë pacientët në Gjinekologji, në komplet mjekësinë interne dhe infeksioni ka hyrë nëpër klinika. Nuk e përkrahi dhe tash qysh e shoh mendoj që nuk ish-dashur me ndodh, por është çështje menaxheriale dhe kësaj gjëje ju kemi frikuar. Ka qenë qëllimi që klinikat të jenë të ndara, ato të cilat trajtojnë COVID-in të mos jenë të përzier me klinika ku trajtohen ato jo COVID”, tha ai.

    Lidhur me këtë deklaratë të ish-drejtorit të SHSKUK-së kanë reaguar deputetët e LDK-së anëtarë të këtij komisioni, të cilët thanë se kjo çështje nuk është temë e komisionit.

    Deputeti i LDK-së Ekem Hyseni, ka pyetur Sejdiun se mjekimi intensiv qendror a ka pasur kapacitet për 27 shtretër me qenë në funksion me respiratorë.

    Në përgjigjen e tij, ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se kanë qenë në kohën kur ai ka udhëhequr me SHSKUK-në 27 shtretër në mjekimin intensiv qendror.

    Sejdiu: I ka pasur 27 shtretër

    “I ka pasur 27 shtretër, ka pasur pacientë edhe 22 edhe 23 të shtrirë dhe kanë funksionuar me ventilatorë, të cilët kanë qenë donacion. Krijimi i mjekimit intensiv me COVID është krijuar në mjekësinë sportive dhe aty kanë qenë 26 më vonë edhe 32 shtretër dhe kanë qenë deri në 26 pacientë të shtrirë në mjekësinë sportive me respiratorë. Çka ndodh mjekimi i ri intensiv, nuk e di kapacitetin me COVID a ka shfrytëzuar më shumë oksigjen apo më pak, mirëpo prej 27 shtretër janë shndërruar në 12 shtretër me respiratorë dhe 12 të tjerë jo COVID janë bartur në njësinë koronare”, tha ai.

    Por, me këtë nuk u pajua deputeti i LDK-së Ekrem Hyseni, i cili tha se mjekimi intensiv qendror nuk ka pasur kapacitet për 27 shtretër.

    Hyseni: Mjekimi intensiv qendror s’ka pasur kapacitet për 27 shtretër me COVID

    “Kjo është si pasojë që është përzier misioni i këtij komisioni, që mendoj se nuk është mandati i tij. Mjekimi intensiv qendror nuk ka pasur kapacitet për 27 shtretër me COVID që t’i furnizojë me oksigjen në respirator. Sipas ekspertëve që punojnë aty, kanë qenë rreth 12, 13 dhe jo 27 dhe është dashur të bëhen ndryshime në sistem të furnizimit me oksigjen për rritjen e kapaciteteve”, tha ai.

    Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur Sejdiun rreth raporteve që ka pasur me Bordin e SHSKUK-së, për çka ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu, tha se shkarkimi i tij nga bordi nuk i ka bërë dëm. Derisa, ka kritikuar menaxhimin që ky bord është duke e bërë aktualisht sa i përket furnizimit me oksigjen.

    Sejdiu: Janë marrë me gjëra që e kanë penguar punën

    “Bordi ka ardhur vonë në maj, po raporti ka qenë kam menduar që me secilin duhet të sillem në mënyrë miqësore për hir të funksionimit të institucioneve dhe në mënyrë institucionale gjithmonë kam menduar fundin te pacienti. Me bordin mendoj që nuk është marrë me menaxhim të pandemisë, kryesisht është marrë me auditime të brendshme, me raportin. Krejt stafi ka qenë në vlugun e punës, qoftë barnatorja, do të thotë janë marrë me gjëra që e kanë penguar punën dhe dalin ndoshta edhe prej temës, po kur e sheh që tash çka po ndodh, do të thotë një bord dhe një menaxhim ku vazhdimisht kemi raportime nga mediat që po kontrabandohet oksigjeni dhe ai bord mendoj që s’e di si e ka vendin edhe me çka ish dashur të merret. Nuk e di si mund të jesh i mirë kur thotë se e shkarkojmë për performancë dhe tash performancë e mirë po të duket me marr gaz ilegal kur vazhdimisht raportohet në media që po merret prej kompanive të pa licencuara dhe këtë gaz e marrin pacientët”, tha ai.

    Në mbledhjen e komisionit ka raportuar edhe Furtuna Thaqi, ish-drejtoreshë e Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, por me kërkesë të saj raportimi është bërë pa prezencën e mediave.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s William Burns vizitoi tre vende të Ballkanit Perëndimor – Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën –...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhjet e reja sesa në ato të vitit 2021. Në fjalën...
    Lajme15 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit...
    Vip15 Shtator 2024
    Këto ditë janë shpërndarë në rrjetet sociale fotografi dhe video të mrekullueshme nga dasma e vajzës së politikanit Lutfi Haziri, Këngës, e...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç...
    Vip15 Shtator 2024
    Big Brother Vip Kosova 3 është gati për të filluar. Edicioni i tretë pritet të jetë ‘flakë’ po aq sa ata paraprakë....
    Sport15 Shtator 2024
    Xherdan Shaqiri e ka gjetur golin e parë me fanellën e Baselit që prej se u rikthye sërish tek klubi zviceran. Ylli...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, njëherit ministre e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur sot ndër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.