×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i ShSKUK-së flet për sfidat me pandeminë, pranon që pati gabime në testime

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar i Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu është duke raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Ky i fundit tha se furnizimet e para prej Ministrisë së Shëndetësisë i kishin marrë në muajin prill, për çka theksoi se deri në atë kohë po funksionin me materiale vetanake. Sejdiu tha kjo se ka qenë sfidë e madhe për Shërbimin Spitalore, duke shtuar se MSh është informuar për të gjitha kontratat dhe sa ka furnizim, dhe se kanë pasur kërkesa të shumta për furnizim me material shpenzues.

    Ai para anëtarëve të komisionit tha se nuk kanë bërë kërkesa specifike, e as për blerje të morfinës. Veç tjerash theksoi se MSh deri në gjysmën e qershorit e ka pasur përgjegjësinë për blerje.

    “Kemi llogaritur që duhet të përgatitemi qysh në fillim të rasteve të para. E kemi formuar komitetin. Kemi formuar edhe klinikat prioritare, dhe formimin me material e kemi menduar që do të jete njëri prej vështirësive. Duke parë që procedurat e prokurimit po zvarriten, kemi ndërmarrë hapa konkret. Kemi bëre porosinë e materialit nga Tm3, tm2 në tm1”, tha ai.

    Sipas Sejdiut, pacienti i parë me COVID-19 është trajtuar me materiale vetanake, sepse mbështetja e MSH-së ka ardhur pas gati dy muajve.

    “Sfidë ka qenë furnizimi me material shpenzues. Shfrytëzimi i kontratave ka qenë shpëtimi më i madh… krijimi i dhomave triazhuese, na ka ndihmuar edhe të kursejmë material. 800 infermierë janë trajnuar se si te vishen ato rroba. Problemi më i madh në atë kohë kanë qenë testimet. Kanë ndodhur vonesa deri në 4 ditë. Vonesat e rezultateve kane bërë qe të infektohen stafi tjetër. Por edhe gabimet, një ditë kanë dalë pozitiv, të nesërmen negativ”, theksoi ai.

    Ai pati kritika për udhëheqjen e tanishme, meqë sipas tij pas shkarkimit të tij, ka filluar keqmenaxhimi.

    Njëjtë u shpreh edhe anëtarja e Komisionit, Labinotë Demi-Murtezi.

    “A mendoni që organizimi brenda QKUK-së është ashtu siç duhet, a ka avancuar, apo ka stangnuar”, ka pyetur ajo.

    Sipas Sejdiut, tha se plani i tyre ka qenë mos-përzierja e stafit dhe pacientëve me COVID.

    Mbledhja e këtij komisioni është pezulluar, në mungesë kuorumi.

    Janë vetëm katër deputetë prezent derisa po raporton ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu. Gjatë mbledhjes janë larguar nga salla, deputeti Ekrem Hyseni, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha dhe Labinotë Demi-Murtezi.

    Nënkryetari i komisionit Hetimor Parlamentar, Bekim Haxhiu tha se në mungesë kuorumi duhet të përfundojë kjo mbledhje.

    Haxhiu i cili ka kryesuar sot këtë raportim, tha se prioritet e disa prej kolegëve, duke aluduar në ata të LVV-së dhe LDK-së të cilët kanë udhëhequr se bashku, është diçka tjetër.

    ” Të falënderoj për përgjigjet që na i dhe sot. Më duket se prioritet e disa prej kolegëve janë tjerat se sa menaxhimi i pandemisë dhe abuzimet qe janë dyshuar se janë bërë. Për mu mbetet shumë për dyshim se neglizhohet raportimi i tyre. E vërteta dhe vetëm e verbëta ju intereson dëshmitarëve”, theksoi ai.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.