×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i shkarkuar dikur nga Thaçi nuk synon të rikthehet në pozitën e kreut të Policisë

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Ish-drejtori i shkarkuar dikur nga Thaçi nuk synon të rikthehet në pozitën e kreut të Policisë

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, që ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaqi, nuk synon të rikthehet në pozitën e kreut të Policisë së Kosovës.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, në një përgjigje për Gazetën Express tha se nuk ka interesim të rikthehet në pozitën e kreut të Policisë së Kosovës.

    Maliqi është i sigurt që anën operative të Policisë së Kosovës do ta ndjekë dikush tjetër.

    “Jo, nuk besoj sepse nuk kam interesim që të rikthehem. Jo unë më tepër jam duke u marrë me shkencë, dhe nëse ka mundësi me i ndihmu Policisë së Kosovës, në mënyrë shkencore. Kam doktoruar në kriminalistikë dhe po merrem me botimin e librave. Ashtu që në anën operative me siguri që do ta ndjekë dikush tjetër”, u shpreh Maliqi.

    Ndërsa, Maliqi nuk ka koment sa i përket shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    “Me ju thënë të drejtën, unë nuk kam ndonjë koment”, tha Maliqi.

    Reshat Maliqi është shkarkuar nga pozita e kreut të drejtorit të Policisë së Kosovës më 25 korrik të vitit 2011.

    Në kohën kur ishte shkarkuar, ishte marrë një aksion për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të Kosovë, mirëpo, Maliqi asokohe ka thënë se nuk ishte shkarkuar për shkak të kundërshtimit të aksionit në veri.

    Maliqi ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

    “Reshat Maliqi shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Vendimi hyn menjëherë në fuqi”, kishte shkruar Thaçi në mbrëmjen e 25 korrikut të vitit 2011.

    Ndërsa, ish-drejtori i Policisë pasi ishte informuar mbi shkarkimin nga detyra ka ngritur padi kundër Hashim Thaçit, pasi nuk e kishte të qartë arsyen e heqjes nga ajo detyrë.

    Dy shkallët e Gjykatës, vendimin e Thaçit për shkarkimin e Reshit Maliqit e ka quajtur si të kundërligjshëm. Ndërsa, ende nuk është marrë forma e prerë e këtij vendimi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Autoritetet kosovare sot kanë mbyllur edhe disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa prej komunave të Kosovës. Aksionet policore u...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.