×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish–drejtori i Policisë: Qëllimi i Kurtit është tensionimi i veriut, për t’i ikur problemeve të brendshme

    FrontOnline
    20 Shtator 2023

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Marrëveshjen bazike në Bruksel dhe më vonë për Aneksin e zbatimit të saj në Ohër.

    Por, raundi i fundit i dialogut në Bruksel, i zhvilluar më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

    Pas këtij takimi, përfaqësuesit e BE-së deklaruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm për të çuar procesin përpara, ndërsa ky i fundit tha se kishte paraqitur një plan për zbatimin e marrëveshjes, por që i njëjti është refuzuar nga Serbia dhe evropianët.

    Kurti, gjithashtu, ka akuzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, për pozicionim kundër Kosovës.

    Mosarritje një dakordimi ndërmjet palëve, thuhet se mund të ndikojë edhe në zhvillimet në veriun e vendit.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online thotë që këtë po e bëjnë qëllimisht Kurti por edhe Vuçiqi, për t’i mbuluar problemet e brendshme që i kanë.

    Ai tha se fokusi i Qeverisë së Kosovës është veriu dhe krijimi i tensioneve atje.

    “I tërë koncentrimi është tek veriu, edhe i kryeministrit të Kosovës edhe presidentit të Serbisë i nevojitet veriu, për t’i mbuluar problemet e brendshme. Kosova është duke u përballë me një gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe po ashtu është duke u përballë dhe me migrim masiv dhe me shumë gjëra të tjera negative, ndërsa fokusi i Qeverisë tonë është veriu dhe krijimi i tensioneve në veri. Njëjtë është duke vepruar dhe presidenti i Serbisë, i cili për t’i ikur sanksioneve ndaj Rusisë, dhe për t’i ikur presioneve ndërkombëtare është duke e përdorur veriun si karrem në Bruksel”, tha ai.

    Deputeti Qalaj: Emisarët nuk po e trajtojnë Kosovën në mënyrë të barabartë, të ndryshojë qasja

    Pas takimit të fundit në Brukse në kuadër të dialogut, Kryeministri Kurti po e fajëson emisarin special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak për anën që po ia mbanë Serbisë.

    Të njëjtin mendim e ka edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

    Ai për Front Online tha që ndërmjetësuesit nuk po e trajtojnë Kosovën në mënyrë të barabartë.

    Qalaj kërkon që të ndryshojë kjo qasje.

    “Përshtypja është që ndërmjetësuesit evropian realisht nuk janë të sinqertë në raport me Kosovën meqenëse sipas mendimit tim nuk po e trajton në mënyrë të barabartë. Kosova është inferiore në raport me Serbinë dhe mendoj që edhe qëndrimi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë sidomos këta të BE-së duhet të ndryshojë”, tha ai për Fron Online.

    Rashit Qalaj: Kryetarët në veri duhet të dorëhiqen, udhëzimi administrativ i panevojshëm

    Zgjedhjet në veri pritet të mbahen në vjeshtë.

    Pro dorëheqjes së kryetarëve atje është deputeti Rashit Qalaj.

    Mirëpo, paraprakisht kërkon nga Qeveria të merret garanci nga ndërkombëtarët që serbët do të marrin pjesë.

    “Ne i kishim një palë zgjedhje, i kemi kryetarët të cilët nga aspekti legal janë produkt i këtyre zgjedhjeve, nga aspekti i legjitimitetit ju e dini që është shumë i kontestuar, mirëpo ne nuk na nevojiten zgjedhjet të tjera të ngjashme e që në fakt përfundojnë në mënyrë të njëjtë. Mendimi i PDK-së është që udhëzimi administrativ është i panevojshëm, kryetarët e komunave duhet të japin dorëheqje, mirëpo duhet të japin dorëheqje atëherë kur ne kemi garancionet e forta që komuniteti serb do të jetë pjesëmarrës në zgjedhje”, u shpreh ai.

     Qalaj: Politikat e gabuara të Kurtit, po pengojnë Policinë e Kosovës të veprojnë të lirë në veri

     Deputeti i PDK-së,  RashitQalaj thotë se policia e Kosovës duhet të patrullojë në veri të vendit, e jo KFOR-i e Eulex-i.

    Ai thotë që politika e gabuara të Qeverisë Kurti po pengon rritjen e numrit të policëve të ne veri të Kosovës.

    “Unë nuk dua as t’i shoh KFOR-in dhe Eulexin në veri vendit, për mua esenciale është që Policia e Kosovës të patrullojë në veri dhe të menaxhojë me situatën e sigurisë, edhe pse e dimë tani që si pasojë e veprimeve të pamatura të kësaj qeverie, njësia speciale e Policisë së Kosovës e ka të pamundur pa lejen e KFOR-it që të operojë në veri, mendoj që është një gabim. Mendoj që politikat e gabuara të Qeverisë Kurti kanë deeskaluar situatën atje, dhe po ashtu kanë pamundësuar që Policia e Kosovës që tash e tutje të veprojë e lirë, siç ka vepruar gjithmonë në veri”, u shpreh ai për Front Online.

    Qalaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk do të jesh më kurrë në Qeveri, PDK do të dalë e para në zgjedhje

    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita.

    Ai për Front Online thotë që në zgjedhje Qeveria Kurit do të pësoj dështim.

    Sipas Qalajt, Albin Kurti nuk do të jenë më kurrë në krye të Qeverisë.

    “Ndoshta ai ka menduar opozita brenda partisë të tij, meqenëse ai s’mundet të flasë për opozitën, ne e ftojmë kryeministrin Kurtin që sot të shkojmë në zgjedhje, t’i masim dhe ta shohim se ku jemi. Unë e di që partia në pushtet do të pësoj një dështim pikërisht nga sovrani, populli, pikërisht nga ato premtime që nuk i ka përmbush, dhe pikërisht nga gënjeshtrat e mëdha të cilat kanë ndodhë në fushatën e kaluar, dhe unë mendoj që Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk do të jenë kurrë në Qeveri”, tha ai për Front Online.

    Deputeti Qalaj pretendon që nëse do të mbaheshin zgjedhjet tani, partia e tij do të dilte e para.

    “Absolutisht ne do të dalim partia e parë dhe normalisht lufta duhet të jetë që Partia Demokratike të jetë partia e cila e udhëheq qeverinë e ardhshme dhe vendin”, thotë ai.

    Rashit Qalaj: Policia e vetme në botë që nuk ka sigurim shëndetësor, e pafalshme – e pakuptimtë

    Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës për Front Online ka folur edhe për kushtet që ky institucion i ka.

    Ai thotë që duhet të përkushtim dhe përmirësim i kushteve në të cilat janë zyrtarët policorë,, duke filluar nga pagat, sigurimi shëndetësorë, e pensioni i parakohshëm.

    “Është e paarsyeshme, policia meriton edhe paga më të mira, edhe kushte më të mira, edhe mirëqenie më të mirë, meriton sigurime jetësore e shëndetësore, meriton pension të parakohshëm. Mos harroni që pa siguri absolutisht nuk ia vlen që të jetohet në këtë vend. Siguria është elementare dhe duhet ne të përkushtohemi shumë që të krijojmë institucioneve të sigurisë kushte që ata të kryejnë detyrën  e tyre pastaj të funksionojë çdo gjë në vend”, tha ai.

    Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, e sipas Qalajt kjo është e paarsyeshme dhe e pafalshme.

    “Ne varemi shumë nga puna e policisë, nga puna e policëve dhe policeve të Kosovës, dhe unë i bëjë thirrje Qeverisë që të kujdeset për pagat e tyre, të kujdeset për rrezikshmërinë dhe po ashtu kushtet e përgjithshme të policëve tanë. Është policia e vetme në botë që nuk ka sigurim shëndetësorë, është e pakuptimtë, është e pafalshme, është e paarsyeshme dhe çdo zvarritje tani e tutje që mos të kenë këto kushte elementare, mendoj që nuk asnjë arsyetim”, tha ai për Front Online.

    Brenda këtij tetë mujori nga Policia e Kosovës kanë dhënë dorëheqje rreth 50 pjesëtarë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K....
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.