Ish-diplomati Avni Arifi nuk sheh asnjë sukses në politikën e jashtme të udhëhequr nga Qeveria e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.
“Sukseset janë zero. Asnjë sukses nuk e ka diplomacia e Kosovës në 4 vitet e fundit”, shprehet Arifi.
Arifi në një prononcim për “Front Online” thekson se dështimet në diplomaci fillojnë nga mos njohjet për Kosovën e deri tek mos anëtarësimi në KiE.
“Dështimet: -Asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare – Prezantimi i Kosovës si prodhues problemesh e jo zgjidhjesh – Dështim total në sensibilizimin e sulmit terrorist në Banjskë – humoristë jo serioz me ofertën për Zajednicë në Këshill të Evropës”, tha Arifi./FrontOnline/
Bilanci 4-vjeçar i Gërvallës/ Zero njohje, zero anëtarësime për Kosovën