×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i VV-së: Me Qeverinë “Kurti” Kosova më e pafuqishme përballë Serbisë dhe miqve të saj në botë

    FrontOnline
    23 Gusht 2024

    Në prag të përfundimit të mandatit të qeverisë aktuale dhe me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për më 9 shkurt 2025, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka ofruar një analizë kritike mbi performancën e ekzekutivit të tanishëm.

    Humolli: Qeverisja e VV-së ka qenë e dobët

    Në një deklaratë  për FrontOnline , Humolli ka shprehur shqetësimin e tij për dështimet e qeverisjes dhe për ndikimin e tyre në situatën e përgjithshme të vendit.

    Humolli e ka cilësuar qeverisjen aktuale si të dobët, duke akuzuar atë se nuk ka ditur ose nuk ka pasur vullnetin për të shfrytëzuar mundësitë e dhëna për të përparuar zhvillimin e Kosovës.

    “Qeverisja ka qenë e dobët, nuk ka ditur apo nuk ka dashur të shfrytëzojë mundësitë për të përparuar vendin”, tha Humolli

    Ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria ka menaxhuar marrëdhëniet me disa kategori të rëndësishme të shoqërisë, përfshirë punëtorët e arsimit, sigurisë dhe ndërtimit, si dhe veteranët e luftës. Sipas tij, këto konflikte të panevojshme kanë krijuar një atmosferë të tensionuar dhe kanë penguar përparimin e vendit.

    “Ka pasur konflikte të panevojshme me punëtorët e arsimit, me punëtorët e sigurisë së vendit, dhe me ata që po ndërtojnë vendin. Gjithashtu, ka pasur konflikte të panevojshme me veteranët e luftës dhe me Republikën e Shqipërisë”, deklaron ai për FrontOnline.

    Dështimi i Qeverisë në sektorin e ekonomisë

    Në veçanti, Humolli ka theksuar se këto mosmarrëveshje kanë kontribuar në dobësimin e pozitës së Kosovës përballë Serbisë dhe mbështetësve të saj ndërkombëtarë. Ai ka shprehur shqetësimin se një qeverisje e tillë ka ecur mbrapa në arritjen e objektivave strategjike dhe ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

    “Këto konflikte e kanë bërë Kosovën të pa fuqishme përballë Serbisë dhe miqve të Serbisë në botë”, u shpreh ish deputeti i VV-së

    Në aspektin ekonomik, Humolli ka shprehur një shqetësim të thellë për dështimin e qeverisë në krijimin e një banke shtetërore, e cila do të kishte ndihmuar në menaxhimin më efikas të pasurive dhe financave të vendit.

    “Në ekonomi, është një dështim i plotë me mos krijimin e bankës shtetërore, që ka bërë të mundur që paratë e qytetarëve tanë të dalin jashtë shtetit, mbi një miliard e gjysmë euro të Trustit Pensional, ndërsa ne kemi nevojë të marrim kredi nga bota apo të presim ndihmë nga ajo”, potencoi Humolli. /FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.