sh-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar mërgimtarët për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, ish- bashkëpartiaku i saj, njëherësh kandidati për deputet nga LDK’ja, Hatim Baxhaku në një koment në postimin e Gërvallës në “Facebook”, i tha asaj që po bën popullizëm primitiv.
“Hajde popullizëm primitiv hajde”, i shkroi ai Gërvalllës në postim.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Gërvallës:
Të dashur mërgimtarë,
vëllezër e motra,
Rreth 200.000 regjistrime për të votuar nga mërgata. Çfarë shifre!
Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju.
Të gjithë së bashku e kemi një qëllim: t’ia kthejmë vendin qytetarit nga ata që e kanë vjedhur dhe plaçkitur deri sot.
Para më shumë se 20 vjetësh kemi dëshmuar që me mençuri dhe guxim dijmë të çlirohemi nga armiku shekullor. Edhe këtë herë me guxim dhe mençuri dhe me mërgatën në krah, shtetin do t’ia kthejmë qytetarit.
Nga zemra ju falënderoj që nuk jeni stepur nga pengesat e shumta të qëllimshme, vetëm e vetëm për t’ju bërë të dorëzoheni.
Sa e bekuar është Kosova me mërgatën që ka.