Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi ka rezultuar pozitiv për virusin korona, shkruan GazetaBlic.Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në një postim në Facebook, gjersa ka shtuar se është izoluar.
“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe kështu do të qëndroj duke respektuar rekomandimet e IKShPK. Ju lus të gjithëve që t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore në mënyrë që ta ruani shëndetin tuaj dhe të rrethit ku jetoni e veproni”, ka shkruar ai.