August Alsina, një reper 29-vjeçar i njohur në botë si i dashuri i gruas së Will Smith, ka regjistruar një këngë për lidhjen e tyre. Në këngë, August Alsina iu referua “marrëdhënies së ngatërruar” që kishte me Jada Pinkett Smith dhe tashmë për të shkruajnë të gjitha mediat botërore. Sikur të mos mjaftonte gjithë zhurma për Oscarët, Will Smith mund të poshtërohet publikisht për këtë.
Në single-in e tij të titulluar ‘Shake the World’, Alsina duket se kujton aferën e ndodhur mes tij dhe Jade, për të cilën tha se ishte “ngatërruar” me reperin.
Vargjet lexojnë: “Përkufizimi i ngatërresës. Aty ngatërrohesh në çarçafë. Vajzë, e di që nuk e quajmë lidhje. Por ti prapë bën seks me mua. E ke lënë burrin tënd të bësh seks me mua, vetëm për t’iu hakmarrë atij. Ti nuk ishe e dashura ime, por unë kam marrë çelësin e shtratit dhe makinën tuaj”, këndon reperi.
Jada pranoi se ishte me reperin e ri dhe i shpjegoi me detaje bashkëshortit se pse e bëri këtë. Jada e pranoi lidhjen në episodin e Red Table 2020 në të cilin ajo ftoi burrin e saj.
Në emision ata folën për aventurën e saj me një reper të ri që ishte mik i djalit të tyre. Biseda është e mbushur me detaje dhe çifti zbuloi se ishin ndarë në momentin e lidhjes së saj me reperin. Jada tha në emision se donte ta ndihmonte reperin dhe se ajo vetë ishte shumë e sëmurë në atë kohë.
“Doja të ndihesha mirë. Nuk jam ndjerë kaq mirë për një kohë të gjatë. Doja ta ndihmoja dhe kështu doja të ndihmoja veten”, i tha Jada burrit të saj dhe shprehja e tij nuk ishte shumë e lumtur.
Madje, në fund të bisedës çifti kanë përfunduar: “Një martesë e keqe për gjithë jetën”./FrontOnline/