Ata u martuan rreth tre muaj më parë në një ceremoni luksoze në Prishtinë.
Bëhet fjalë për ish-çiftin e Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Malokun, të cilët tani kanë dhënë një lajm tjetër për fansat.
Tani, kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se po presin të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ku edhe morën urime të shumta nga miqtë e fansat që i ndjekin.
Në edicionin e parë të Big Brother ata kanë qenë shumë të komentuar, teksa ndanë edhe shumë detaje rreth jetës së tyre.
Të njëjtit janë bashkë që shumë vjet, edhe pse dashuria e tyre u kurorëzua këtë vit.
Alisa dhe Urimi veç tjerash kanë sjellë edhe projekte muzikore së bashku. /Telegrafi/