Ish bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur kosovare Violetë Kukaj, Faik Retkoceri, në një prononcim për FrontOnline, më në fund pas shumë vitesh nga ndarja e tyre, ka vendosur të flasë për dështimin e martesës së tyre. Sipas Faikut, edhe sot e kësaj dite ai nuk e din arsyen e vërtetë pse këngëtarja kishte vendosur të ndahej nga ai.
Faiku insiston se edhe përkundër shumë përpjekjeve që kishte bërë që martesa e tyre të shpëtohej, ai nuk kishte pasur sukses.
Ai thotë se përpjejket e tij për të qëndruar në martesë me Violetën, ishin përkrahur fuqishëm edhe nga 6 prej 7 vëllezëve të Violetës, të cilët sipas Faikut, ishin aq shumë të frustruar me refuzimin e motrës së tyre, sa edhe ishin distancuar nga ajo.
“Nuk kam dashur që martesa ime me Violetën të përfundonte, e këtë nuk e dëshironin as familjarët e Violetës, respektivisht 6 nga 7 vëllezërit e saj. Aq shumë ishin ata të frustruar me refuzimin e Violetës, sa në fund janë ‘leqitë’ (Distancu) nga ajo. Por Violeta e ka pasur mbështetjen e fuqishme nga njëri prej vëllezërve të saj, më saktësisht Sadik Kukaj, i cili e ka përkëdhelur skajshmërisht Violetën në vendimin e saj për t’u ndarë nga unë”, është shprehur z.Retkoceri.
Ai ka shtuar se për pajtimin e tyre ishin angazhuar edhe shumë personalitete të njohura publike në Kosovë, por Violeta kishte refuzuar me kokëfortësi përpjekjet e tyre./FrontOnline/